Mascherano me lajm të keq për tifozët e Barcelonës

Javier Mascherano mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2018.

Sport

13/10/2017 07:11

Javier Mascherano ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli argjentinas ka bërë të ditur se pas përfundimit të sezonit do të vendosë për të ardhmen e tij.

“Kam ende kontratë me klubin”, deklaroi Mascherano për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Por, pas përfundimit të sezonit do të vendosi nëse ende do të ndihem i dobishëm për ekipin”, theksoi ai. Mascherano iu bashkua Barcelonës në vitin 2010. /Lajmi.net/