Masazh me thikë, metoda unike tajlandeze që po bën bujë nëpër botë

Mos e provoni në shtëpi!

Fun

10/11/2017 12:43

Metoda unike e masazhit, e cila quhet Dao Liao, nuk është aspak siç jeni mësuar të shihni në Tv apo ta përjetoni në vendin tuaj, raporton National Geographic Travel, transmeton lajmi.net

Në Tajvan, terapeutistët e masazheve ju bëjnë që të ballafaqoheni me thika në çdo sekond.

E frikshme apo jo?

Kjo është terapi tradicionale me thikë. Ka origjinën nga Kina, qysh para 2,500 viteve. Por në Tajlandë, terapeutistët bëjnë kërkime të reja, kështu që kanë krijuar një terapi të re dhe origjinale me anë të thikës.

Gjatë aplikimit të kësaj metode, ata ndryshojnë energjinë e tyre, i relaksojnë trupat. Thikat janë të krijuara special, kështu që janë të sigurta. Pra nuk përdorin thika kuzhine për të bërë terapinë.

Kjo është një zgjedhje e veçantë, ngase shpirti duhet ta pranojë këtë terapi. /Lajmi.net/