Martohet vajza e Agim Ramadanit, fotografia me babain ua thyen zemrën (Foto)
Imazhet që bëjnë vajzat me prindërit me rastin e martesës së tyre sa janë të mira aq janë edhe prekëse.
ShowBiz
Por, më prekëse bëhen ato kur vajzës që martohet, babai nuk i jeton më në këtë botë dhe gjithsesi gjenë një formë që ta ‘ketë’ një fotografi me babain, shkruan lajmi.net.
Vajza e heroit kombëtar Agim Ramadani, Lorina i ka dhënë fund martesës, kurse imazhi që ka sjellë me babain është shumë prekës.
E veshur me fustan nusërie, Lorina u fotografua pranë portretit të Agimit, duke shkruar “Fotografia babë e bijë”. /Lajmi.net/
