Martino e do Vidalin në Barcelonë

Arturo Vidal është pa dyshim njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin italian. Kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian t’ia mësyjnë futbollistit kilian. E përditshmja spanjolle Sport ka shkruar se trajneri argjentinas i Barcelonës, Gerardo Martino, e ka veçuar yllin e klubit italian, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër sezonin e…

Sport

27/02/2014 13:00

Arturo Vidal është pa dyshim njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin italian. Kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian t’ia mësyjnë futbollistit kilian.

E përditshmja spanjolle Sport ka shkruar se trajneri argjentinas i Barcelonës, Gerardo Martino, e ka veçuar yllin e klubit italian, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

“Martino ka zgjedhur: e do Vidalin në Barcelonë”, ka shkruar kjo e përditshme, e afërt me klubin katalunas. Por, për ta bindur ekipin Bianconeri që të heq dorë nga ish futbollisti i Bayer Leverkusenit, kampioni spanjoll duhet t’i shpenzojë së paku 50 milionë euro.

Ndër të tjera, për përfaqësuesin kilian interesim ka shprehur edhe Real Madridi. Pra, ka nisur një luftë spanjolle për njërin prej mesfushorëve më kualitativë në Evropë.

Vidal ishte lojtari kryesor i ‘Zonjës së Vjetër’ në tri sezonet e fundit, duke e udhëhequr ekipin bardh e zi drejt titullit të tretë rresht në Serie A, të cilin mund ta fitojë sivjet.