Martinez: Kujdes nga ky futbollist i Barcelonës

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez ka këshilluar bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes nga ylli i Barcelonës, Andres Iniesta.

Sport

30/04/2015 14:50

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes nga ylli i Barcelonës, Andres Iniesta.

Gjiganti bavarez do të ndeshet me katalanët në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe Martinez beson se Iniesta është futbollisti kundërshtar që meriton vëmendje të posaçme.

“Iniesta mund ta vendosë qdo duel, ai gjithmonë i sheh gjërat më ndryshe”, deklaroi Martinez për “Bild”.

“Mirëpo, Barcelona ka edhe shumë futbollistë të tjerë kualitativ dhe duhet të jemi të vëmendshëm”, shtoi ai.