Marsi dikur kishte një oqean të madh dhe banorë

Thuhet se planeti kishte më shumë ujë se që ka aktualisht në Tokë.

Auto & Tek

06/03/2015 17:15

Marsi ishte i mbuluar nga uji dhe kështu ky planet ka mundur të jetë një vend ideal për jetesë, thuhet sipas shkencëtarëve të Nasa-së.

Hulumtuesit gjetën se planeti ishte i mbuluar dikur nga uji më shumë se që është Toka tani. Rreth 4.3 miliardë vjet më parë, gjysma e hemisferës veriore të Marsit ishte e mbuluar me ujë, me oqeane të thella në disa pjesë.

“Studimi ynë ofron një vlerësim të fortë të asaj se si Marsi dikur kishte kaq shumë ujë, duke përcaktuar se ku shkoi ky ujë më pas”, tha Geronimo Villanueva, një shkencëtar i Nasa-së, transmeton Lajmi.net.

“Me këtë zbulim, ne mund ta kuptojmë më mirë historinë e ujit në Mars”, shtoi ai.

Të dhënat e reja ndryshojnë idenë se Marsi ka qenë gjithmonë një planet i shkretë, duke mbështetur idenë se në këtë planet ka pasur jetë më parë. Mungesa e ujit në këtë planet ka kohë që shihet si një arsye se Marsi është i pabanuar, por planeti mund të ketë qenë shumë i mirëpritur për njerëzit para miliarda vjetëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë ujë se sa që pritej është zhdukur nga Marsi, duke e ndryshuar idenë se si ka mundur të jetë, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit ishin në gjendje për të vlerësuar sasinë e ujit të humbur duke përdorur observatorë të bërë nga një teleskop shumë të madh në Observatorin e Evropës Jugore. Përmes kësaj, shkencëtarët ishin në gjendje të mësojnë se sa shumë ujë kishte në Mars 4.5 miliardë vjet më parë.

Ata gjithashtu hartuan edhe sasinë e ujit me kalimin e kohës, duke i lejuar ata që të mësojnë se si kishte ndryshuar me kalimin e viteve dhe stinëve.

Shkencëtarët shpresojnë se do të mësojnë më shumë për klimën e Marsit dhe mjedisin e tij përmes Programit për Hulumtime në Mars të Nasa-së. Nasa dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës e kanë për qëllim planetin e kuq në vitet në vazhdim, ku do të dërgojnë instrumente të reja dhe mjete për hulumtime në këtë planet.