Marketi që trajton blerësit si kafshë (Video)

Gjithçka ishte menduar se do të shkojë sipas planit në një dyqan që kishte paralajmëruar zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme në Cheshunt, Hertfordshire. Por një video e publikuar në internet ka habitur shumë njerëz në mbarë Anglinë.

Fun

18/06/2015 13:54

Është i vërtetë fakti se të gjithë gëzohemi kur dëgjojmë se ndonjë produkt që kemi dashur të blejmë por nuk kemi pasur mjaftueshëm para është liruar.

Por jo gjithherë marrim atë që dëshirojmë, dhe dëshira për të pasur gjërat e preferuara shpesh na detyron të bëjmë gjëra të çuditshme, raporton Mirror.

Dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e incizuar me telefon mobil në një supermarket në Angli, ku shitësja ua tërhiqte vërejtjen blerësve që të mos shtyhen dhe të sillen mirë, se përndryshe nuk do të marrin atë për çfarë kanë ardhur, transmeton lajmi.net.

Çuditërisht kjo video ka hutuar shumë njerëz, dhe brenda pak orëve ka marrë mbi 1.5 milionë klikime dhe mbi 22.000 shpërndarje.

https://www.youtube.com/watch?v=j-7tOOxONgU