Marchisio te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Claudio Marchisio mund të transferohet te një klub i madh nga Franca.

Sport

18/08/2018 09:43

Claudio Marchisio ka filluar kërkimin për një klub të ri.

Mesfushori italian është larguar nga Juventus duke shkëputur kontratën me skuadrën kampione nga Serie A.

Së fundmi spekulohej se e ardhmja e tij mund të jetë larg nga futbolli evropian.

Por, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Marchisio ka zgjuar interesim nga një klub i madh nga Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për transferimin e Marchisios me synim ta ribashkojë atë me ish kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon. /Lajmi.net/