Marchisio me mesazh emocionues pas largimit nga Juventus

Claudio Marchisio ka shkruar një mesazh të lamtumirës pas shkëputjes së kontratës në Juventus.

Sport

17/08/2018 10:41

Claudio Marchisio ka shkruar një mesazh emocionues pas shkëputjes së kontratës në Juventus.

“Mijëra mendime dhe mijëra imazhe më kanë shoqëruar gjatë gjithë natës. Nuk mund të ndalem së shikuari këtë fotografi dhe këto ngjyra me të cilat kam shkruar jetën time si njeri dhe si futbollist. E dua këtë fanellë deri në atë pikë ku përkundër gjithçkaje, jam i bindur se e mira e ekipit vjen e para. Gjithmonë. Në një ditë të vështirë si kjo, mbështetem fuqishëm te ky princip. Jeni pjesa më e bukur e këtij tregimi të mrekullueshëm dhe për këtë arsye pas disa ditësh do të përshëndetemi në mënyrë të veçantë”. /Lajmi.net/