Marcelo i jep lamtumirën Realit, transferohet te super – skuadra

Marcelo – Real Madrid, një bashkëpunim që po shkon drejt fundit.

Sport

15/02/2019 08:36

Mbrojtësi brazilian është i gatshëm të ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos, për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mosha, pesha, forma dhe raportet jo nga më të mirat me Santiago Solarin, janë një arsye më shumë për të besuar në largimin e 32 vjeçarit.

E ardhmja e Marcelos mund të jetë në Serie A, konkretisht te skuadra e Juventusit.

Është Cristiano Ronaldo që mund të ndikojë në vendimin për të ardhmen e Marcelos, falë raporteve të mira që kanë krijuar sa ishin pjesë e Real Madridit.

Por, për t’u finalizuar ky transferim, Juventus së pari duhet të shes Alex Sandron, i cili po kërkohet nga PSG./Lajmi.net/