Maradona: Ne për Messin jemi një ekip shumë amator

.

Sport

02/07/2018 11:25

Maradona është një person me një bagazh të lartë “kulturor”.

Pak orë pas humbjes 4-3 kundër Francës, Diego Armando bëri bilancin e tij, gjatë programit “De la mano del Diez”, në televizionin argjentinas Telesur.

Ai menjëherë më pas u shpreh me një video në “Instagram”, duke lëshuar një frazë-simbol, të huazuar nga autori Garsia Markez: “Kjo është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar”.

Dhe siç ka ndodhur gjithmonë, kur Maradona kërkon të shprehë mendimin e tij, lë mënjanë pushkën dhe i beson gjithmonë kundërajrorit: sulme të forta, siç e kërkon personazhi i tij, por jo në drejtim të Mesit. “E kam parë të vetëm. E shtynë që të luante si ‘9 fals’, por askush nuk e shërbeu dhe në fund i mbeti sërish atij që të shkonte të merrte topin, të bënte lojën, të dhuronte asist, të shkonte të tentonte goditjen. Me përjashtim të Mesit, pra nëse i heqim Mesin kësaj Argjentine, atëherë jemi një skuadër normale, madje modeste do të ishte fjala e duhur”. Në shënjestrën e Diegos dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar, ka përfunduar në mënyrë të qartë Federata Argjentinase dhe trajneri.