Maradona motivon Argjentinën, tregon çfarë i kishte ndodhur atij kur e fitoi Botërorin

Kësisoj, ai thotë që barazimi me Islandën s'duhet të bëhet dramë.

Sport

17/06/2018 14:10

 

Diego Armando Maradona ka deklaruar se Argjentina e tij e kishte nisur me humbje Botërorin, por në fund triumfoi.

Kësisoj, ai thotë që barazimi me Islandën s’duhet të bëhet dramë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne e kemi filluar një Botëror me humbje, jo me barazim”, deklaroi Maradona.

“Ka qenë ndeshja hapëse e Itali ’90 dhe, pavarësisht dëmtimeve të rënda, pavarësisht gjithçkaje, kemi dalë deri në finale, falë Goycoechea-s dhe sakrificës së të gjithë ekipit. Forca Argjentina!”, shtoi ai. /Lajmi.net/