Manchester United konfirmon largimin e Ibrahimovicit
Zlatan Ibrahimovic dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.
Sport
Skuadra angleze përmes një komunikate të lëshuar, ka bërë të ditur se të enjten pasdite Manchester United dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic janë dakorduar për ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Manchester United konfirmon se ka rëndë dakord me Zlatan Ibrahimovicin për ndërprerjen e kontratës me efekt të menjëhershëm”, nis njoftimi i skuadrës nga ‘Old Trafford’.
“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Zlatanin për kontributin e tij në ekip që nga mbërritja, duke i dëshiruar gjithë të mirat për të ardhmen”.
Ibrahimovic te Manchester United ishte transferuar në verën e vitit 2016, pas largimit nga PSG.
Suedezi karrierën pritet ta vazhdojë në MLS, te skuadra e Los Angles Galaxy./Lajmi.net/