Man Utd e pret ‘ferri’ në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Manchester United e ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/12/2018 09:12

Manchester United u rendit i dyti në Grupin H, ndërsa në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve mund të ketë një përballje të vështirë.

‘Djajtë e Kuq’ do të kenë me shumë gjasë një përballje të vështirë në rrethin tjetër, pasi mund të përballet me skuadra më të fortë se ata, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United mund të përballet me Barcelonan, Real Madridin, Bayern Munichun dhe PSG-në.

Nga ana tjetër, përballje më e lehtë për ta do të ishte ajo me Dortmundin apo me Porton. /Lajmi.net/