Man City sulmon Van Gaalin

Louis van Gaal ende nuk ka zyrtarizuar marrëveshjen për emërimin në postin e menaxherit të Manchester Unitedit, dhe është kritikuar nga rivali i qytetit, Manchester City.

Sport

02/05/2014 11:45

Louis van Gaal ende nuk është konfirmuar në postin e menaxherit të ri të Manchester Unitedit, por ai ka filluar të kritikohet nga rivali i qytetit, Manchester City.

Skuadra e Manuel Pellegrinit ka dominuar ndaj Unitedit këtë sezon, por kjo duket se nuk i ka mjaftuar dhe drejtori ekzekutiv Ferran Soriano ka kritikuar përzgjedhjen e menaxherit të ri nga rivali i qytetit.

Soriano deklaroi për The Times se Van Gaal “krijon armiq” para se me stilin e tij të vrazhdët të krijojë ndarje në ekip.

“Nëse ju i trajtoni njerëzit keq, ata ju mbajnë në mend”, deklaroi ai.

“Një ditë ju mund të bëni një gabim dhe ata mund t’ju vrasin. E kam parë këtë në shumë klube. Louis van Gaal ka qenë trajner shumë i mirë në shumë klube, por stili i tij është shumë më ndryshe nga të tjerët. E njëjta gjë ndodhi me të në Barcelonë dhe në Bayern Munich. Ai është shumë i ashpër, njerëzve nuk ju pëlqen, por ai fiton”, shtoi Soriano.

“Dhe, një ditë kur nuk fitoni, të gjithë janë të hidhëruar dhe do të kthehen tek ju duke u munduar t’ju vrajnë. Në filma, kjo funksionon, në jetën e vërtetë, jo”, përfundoi ai.