Man City ‘siguron’ finalen

Manchester City sipas gjitha gjasave siguroi kualifikimin për në finalen e Capital One Cup pas fitores ndaj West Ham Unitedit me rezultat të thellë 6:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Etihad Stadium. Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini vazhdoi formën e jashtëzakonshme në sulm duke shënuar një tjetër fitore në të cilën e shkatërroi kundërshtarin.…

Sport

08/01/2014 21:42

Manchester City sipas gjitha gjasave siguroi kualifikimin për në finalen e Capital One Cup pas fitores ndaj West Ham Unitedit me rezultat të thellë 6:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Etihad Stadium.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini vazhdoi formën e jashtëzakonshme në sulm duke shënuar një tjetër fitore në të cilën e shkatërroi kundërshtarin.

Sulmuesi spanjoll Alvaro Negredo realizoi dy herë brenda 27 minutave të para të takimit, kurse pak pas vazhdimit të pjesës së dytë, Yaya Toure realizoi për 3:0.

Negredo e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 49’të para se sulmuesi boshnjak Edin Dzeko të shtonte dy gola të tjerë në gjysmë orën e fundit të ndeshjes, për fitoren e thellë të Cityt që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë vetëm për formalitet.

Në duelin tjetër gjysmëfinal, Sunderland mposhti Manchester Unitedin 2:1. Andaj, nëse United arrin ta përmbys rezultatin, mund të kemi një finale ‘derbi të qytetit’.