Man City shkruan për paraqitjen brilante të Arijanet Muriqit

Arijanet Muriqi debutoi mbrëmë te Kosova në Ligën e Kombeve.

Sport

21/11/2018 11:34

Portieri i talentuar i Kosovës arriti që t’i befasoj me perfomancën e tij edhe pse nuk kishte shumë punë ndaj Azerbajxhanit.

Shumë media ndërkombëtare kanë shkruar për paraqitjen e tij, e nuk ka se si të mungonte edhe vlerësimi i Manchester Cityt, raporton “lajmi.net”.

Talenti kosovar luan te Mancherster City, ndërsa këta të fundit e kanë uruar për fitoren e mbrëmshme.

Një mbështetje të madhe Muriqit i ka dhënë edhe tifozët e skuadrës angleze, që e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e tij. /Lajmi.net/