Man City nuk lejon befasi

Manchester City nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales ndaj Schalke, duke triumfuar në Gjermani me rezultat 2:3, në një ndeshje që dhuroi pesë gola, dy penallti, dy përmbysje dhe mundësi të shumta shënimi.

Sport

20/02/2019 23:02

Skuadra e Pep Guardiola e nisi mirë takimin kur në minutën e 18’ përmes Sergio Agueros krijoi epërsi 0-1.

Deri në fund të pjesës së parë, Schalke arriti të përmbyste rezultatin, duke shënuar dy herë me anë të Bentaleb, në minutat 38’ dhe 45’.

Të dy golat Bentaleb, i shënoi nga pika e bardh e penalltisë.

Në pjesën e dytë u mendua se gjërat do të vështirësohen për Manchester Cityn, kur Nicolas Otamendi u ndëshkua me karton të kuq.

Por, edhe pse me një lojtar më pak, skuadra nga ‘Etihad Stadium’ arriti të përmbyste rezultatin, me golat e shënuar nga Leory Sane në minutën e 85’ dhe Raheem Sterling në minutën e 90’./Lajmi.net/