Man City befason me vendimin e fundit për Mahrezin

“Mirror” shkruan se strategu i “Citizens” ka vendosur të mos paraqesë ofertë të re për blerjen e Mahrezit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

09/02/2018 07:11

Pep Guardiola ka vendosur të tërhiqet nga interesimi për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se strategu i “Citizens” ka vendosur të mos paraqesë ofertë të re për blerjen e Mahrezit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Leicester City refuzoi 60 milionë funte nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Por, së fundmi spekulohej se Guardiola do të bëjë përpjekje të reja për blerjen e yllit algjerian, edhe në verën e ardhshme. /Lajmi.net/