Man City, 40 milionë euro për futbollistin e Juventusit

Manchester City ka shprehur gatishmëri të paguajë 40 miliionë euro për transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.

Merkato

27/11/2015 10:47

Alex Sandro nënshkroi me Juventusin nga Porto, gjatë afatit kalimtar të verës për 28 milionë euro.

Mirëpo, ende pa e kompletuar një stinor me “Bianconerët”, ai ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, “Citizens” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për transferimin e Sandros, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, Juventus nuk e konsideron shitjen e tij.