Malet spektakolare shumëngjyrëshe të Kinës dhe Perusë

Ka raste kur natyra na befason dhe na jep spektakle të rralla. Mund të jenë qoshe të padëgjuara dhe pikërisht një rast i tillë ndodh në Kinë dhe tjetri në Peru.

Fun

12/03/2018 08:58

Duket sikur mbi to është derdhur një paletë ngjyrash dhe i jep tjetër pamje peisazhit. Mjafton t’u hidhni një sy pamjeve për të kuptuar kapacitetin e mrekullueshëm që kanë parku gjeologjik i Zhangye Danxia  dhe malet Vinicunca, pothuaj binjakë ku orografia (orography-shkenca që studion malet) ndërron ngjyrën gri të gurit në kafe të tokës ose jeshile të barit nga një sinfoni kromatike ku shfaqen tone të tjera plotësisht të pazakonta si okra, e kuqja, e verdha, bluja etj.

Një version material i prekshëm i ylberit.

Parku kinez gjendet në provincën e Gansusë në zonën veriperëndimore të vendit. Ka sipërfaqe 520 km katrorë ku gjenden malet Qilian, të ulëta dhe të vjetra me moshë 24 milionë vite. Erozioni ka vepruar me forcë mbi gurin detrit duke e gdhendur me forma nga më kuriozet, por ajo që e dallon është ngjyra fantastike, fryt i depozitimeve të pigmenteve minerale mbi shtresën shkëmbore dhe të vënë në dukje nga veprimi orogjenik.

Kjo është arsyeja se pse turistë të shumtë i afrohen këtij vendi të shpallur “Trashëgimi e Njerëzimit” në vitin 2010. Edhe në Peru ka një vend të ngjashëm që është më pak i njohur sepse vendi i Andeve ka shumë pika turistike.

Megjithatë kush e viziton duhet të përpiqet t’i shohë të gjitha edhe pikat arkeologjike përreth Valle Sagrado-s. Pothuaj të gjithë udhëtarët i kënaqen pamjes së Ausangate-s një mal 6.372 metra (i pesti për nga lartësia) i gjendur në kordilierën e Vilcanota-s, nja 100 km larg kryeqytetit antik inkas.

Ausangate frekuentohet nga alpinistët, por pak e dinë se aty afër ka një shfaqje kromatike të Vinicunca-s që mban emrin jo zyrtar të Malit Ylber. Një shëtitje nëpër ato shtigje mundëson një eksperiencë shumë të veçantë mes ajrit të pastër dhe një pamjeje të mrekullueshme.

Ajo që nuk kuptohet pse shoqëritë turistike peruviane nuk promovojnë këtë vend. Ndoshta lartësia prej 6000 metrash nuk është e arritshme nga kushdo. / bota.al