Makinat autonome do të mbyllin miliona vende pune

Shumica e ekspertëve ekonomik mendojnë se kalimi nga vetura të vozitura nga njeriu në vetura që lëvizin vetë gjatë dekadave të ardhshme, do të bëjë që shumë vende pune në botë të mbyllen.

Auto & Tek

15/05/2015 18:54

Makinat autonome do të jenë të zakonshme deri në vitin 2025 dhe pritet një monopol i tyre deri më 2030. Ndryshimi gjithëpërfshirës që ato do të sjellin do të bëjë që të errësohet çdo shpikje tjetër që njerëzit e kanë përjetuar.

Ato do të shkaktojnë humbje të paparë të vendeve të punës dhe do të bëjnë një ristrukturim thelbësor në ekonominë e çdo vendi, transmeton Lajmi.net.

Tranzicioni tashmë ka filluar të ndodhë. Elon Musk, CEO i Tesla Motor, thotë se modelet e vitit 2015 do të jenë në gjendje që të voziten vetë për 90% të kohës.

Dhe shumë prodhues të tjerë të veturave nuk mbesin shumë larg, Cadillac është duke planifikuar një teknologji të ardhshme e cila e merr kontrollin e drejtimit të veturës, përshpejtimit dhe frenimit, transmeton Lajmi.net.

Që të dy, Google dhe Tesla, parashikojnë se veturat autonome do të jenë në dispozicion për publikun deri në vitin 2020.

Ana e mirë e këtyre veturave është se do të reduktonin deri në 90% aksidentet me veturë, dhe do të shpëtonin rreth 30,000 jetë dhe do të parandalonin 2.12 milionë lëndime, respektivisht.

Trafiku nuk do të jetë gjithmonë i zënë, duke u shpëtuar kështu njerëzve 38 orë në vit. Për më tepër, këto vetura nuk do të lëvizin me lëndë djegëse, por me energji elektrike, që do të ndikonte edhe në kompanitë e ndryshme.