Makina që ushqen qentë endacakë në këmbim të shisheve të plastikës (Video)

Kjo makinë vendos ushqim në enë sapo një shishe e plastikës vendoset në të, duke u përdorur për reciklim.

Fun

24/07/2014 23:48

Një kompani inovative ka krijuar një makinë që mund të përdoret edhe për të ndihmuar ambientin por edhe mikun më besnik të njeriut.

Kompania Pugedon nga Turqia ka prezantuar makinën në Stamboll, dhe sapo dikush nga kalimtarët të vendosë shishe të plastikës në të, ajo poshtë do të nxjerrë ushqi për qen dhe qentë e rrugëve mund të shkojnë e të ushqehen.

Procesi është xhiruar dhe është vërtetë interesant të shihet se si, sapo vendoset një shishe, ushqimi menjëherë del poshtë dhe qytetarët janë shprehur të entuziasmuar për këtë.