Maicon rikthehet në Brazil, befason me skuadrën e re

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Maicon, do të rikthehet në Brazil.

Sport

26/05/2017 18:17

Ish anëtari i Interit është afër arritjes së marrëveshjes me skuadrën nga elita e futbollit brazilian, Avai.

Maicon është pa skuadër që pas largimit në qershorin e vitit të kaluar nga Roma, ndërsa spekulohej për një kalim të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

35 vjeçari që në Evropë ka qenë pjesë edhe e Monacos dhe Manchester Cityt, në rrjetet sociale ka përshëndetur tifozët e skuadrës braziliane Avai, para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Maicon duke festuar golin e shënuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.
Maicon duke festuar golin e shënuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.

Mediet në Brazil raportojnë se gjatë pasdites së sotme, do të ketë takime mes drejtuesve të Avai dhe Maicon, për të finalizuar marrëveshjen.

Arritja më e madhe në karrierën e Maicon, është trofeu i Ligës së Kampionëve me Interin./Lajmi.net/