Lundruesve me barka iu kalon shumë pranë peshkaqeni gjigant (Video)

Jennifer Kneale ishte së bashku me një grup lundruesish, në një port të Isle of Man të Britanisë së Madhe, kur kuptoi se në mesin e tyre është një peshkaqen.

Fun

30/06/2018 08:29

 

Instruktori u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë aty ku janë dhe të bëjnë lëvizje minimale për të mos e shqetësuar, ndërsa gjallesës gjigante i shihej vetëm krahu mbi sipërfaqe.

“Të gjithë ishim të befasuar, se sa afër nesh po kalonte, ndërsa nuk kreu ndonjë veprim për të na shqetësuar” ka thënë 37-vjeçarja, për ngjarjen që ndodhi në orët e pasdites.

Së bashku me grupin e një shkolle për mësimin e lundrimit, ajo qëndroi për një kohë të gjatë në ujë, megjithëse e kishin kryer ushtrimin për atë ditë.

“Peshkaqenët janë krijesa kurioze, që shkojnë disa herë për ta shikuar një objekt që nuk e njohin. Ai po kënaqej me ne, sikur edhe ne më të” ka përfunduar Kneale.

Më poshtë mund ta shihni lëvizjen e kësaj gjallese, që mbante gojën hapur dhe ushqehej në ujin e pasur me shumë alga. /Telegrafi/