Lukaku në Man Utd, ja sulmuesi që do të transferohet në Chelsea (FOTO)

Chelsea kërkon një super sulmues.

Merkato

07/07/2017 07:24

Antonio Conte kërkon një sulmues gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Objektivi i tij kryesor, Romelu Lukaku nuk do të rikthehet në Chelsea pasi është pranë transferimit te rivali i Premierligës, Manchester United.

Por, “Gianluca di Marzio” ka zbuluar dy emrat e kërkuar nga Conte ku njëri prej tyre pritet të përfundojë në Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

“Blues” kërkojnë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata ose yllin e Torinos, Andrea Belotti.

Këta janë emrat e rinj, objektivat e kampionit të Premierligës. /Lajmi.net/