Luiz nuk dëshiron të kthehet në Paris

David Luiz ka thënë se nuk e di nëse do të kthehet në Paris, pas sulmeve të fundit terroriste.

Sport

15/11/2015 12:22

Luiz ka deklaruar se po të varej nga ai, nuk do të rikthehej në Paris, ku aktualisht luan për skuadrën e PSG.

“E kam familjen, të dashurën, dhe disa miq në Paris. Të gjithë ishin të mërzitur dhe të frikësuar. Nuk e di se çfarë do të bëjë dhe nëse do të kthehem në Paris”, tha ai, transmeton Daily Mail.

“Të luajë për PSG-në është puna ime por po të varej nga unë, atëherë nuk do të kthehesha”, ka deklaruar Luiz.