Luis Enrique frikësohet nga PSG

Trajneri i PSG, Luis Enrique ka thënë se PSG është një skuadër e fortë edhe pa shërbimet e lojtarit kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

Sport

29/09/2014 21:06

Luis Enrique ka paralajmëruar lojtarët e tij se PSG është e fortë edhe pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit i cili është i lënduar.

“Nëse Ibrahimovic nuk luan nuk ndryshon asgjë për këtë takim”, tha Enrique për reporterët para këtij takimi.

“Ai do të ishte një goditje e rëndë për çdo skuadër, por, pavarësisht kësaj asgjë nuk ndryshon për takimin e nesërm. Ata ende janë një skuadër e rrezikshme pasi kanë burime tjera të rrezikut”.

“Ata janë kandidatët për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të jemi të gatshëm për secilën situatë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.