Luftë e ashpër mediale ndërmjet Romës dhe Cityt
Lufta ndërmjet Romës dhe Manchester Cityt është duke u thelluar në rrjetin social Twitter, pasi kohëve të fundit janë bërë shumë postime ngacmuese.
Sport
Dje para ndeshjes, Manchester City ka ngacmuar Tottin duke thënë se ai asnjëherë nuk ka shënuar gol në Angli. Kjo nuk i ka pëlqyer shumë skuadrës së Romës, e cila i’a ka kthyer me të keq, milionerëve anglez.
“Faleminderit për mikëpritjen natën e fundit. Jemi duke ju pritur tani në Romë. Ju asnjëherë nuk keni fituar një ndeshje europiane në Itali, a keni fituar?, ishte postimi i skuadrës italiane.
Sidoqoftë, nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigja e shpejtë e Manchester Cityt: “Jo nuk kemi fituar, por siç e dini, ekziston hera e parë për gjithçka”.