Lufta kundër Ebolas shpallet emergjencë ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka deklaruar shpërthimin e virusit të Ebolas në Afrikën Perëndimore si emergjencë ndërkombëtare të shëndetësisë publike.

Bota

08/08/2014 11:36

Agjencia e OKB-së për shëndetësi ka njoftuar të premten se komitetet e saj të emergjencës, që përfshijnë edhe ekspertë botëror të mjekësisë dhe krijimit të politikave shëndetësore, e kanë deklaruar virusin vdekjeprurës si “emergjencë të shëndetësisë publike”.

Pas takimit disaditësh në Gjenevë kjo organizatë ka bërë të ditur se emergjenca e shpallur kërkon përgjigje të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e virusit Ebola që ka marrë gati 1000 jetë njerëzish gjatë këtij viti në Afrikën Perëndimore. 

“Një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare konsiderohet esenciale për të ndaluar përhapjen ndërkombëtare të Ebolas”, thuhet në komunikatën e OBSH-së.

Vendet më të prekura nga Ebola, që merret kryesisht nga kontakti me kafshët e ngordhura janë Sierra Leone, Liberia, Guinea dhe Nigeria.