Lucescu konfirmon transferimin e Fred në Man Utd

Manchester United siguron një super përforcim të ri.

Sport

05/06/2018 12:57

Ish trajneri i Shakhtar Donetsk, Mirscea Lucescu ka konfirmuar se mesfushori Fred do të transferohet në Manchester United.

Madje, ai ka thënë se ndihet krenar me kalimin e Fred në Old Trafford.

“Jam shumë i kënaqur që Fred ka kompletuar transferimin e tij në Manchester United, ndihem krenar për të”, deklaroi Lucescu, i cili tani drejton Kombëtaren e Turqisë, përcjell “lajmi.net”.

“Kur e kam transferuar në Shakhtar, Taison dhe Bernard luanin në pozitën e tij. E kam transformuar pozitën e tij në një rol më defanziv”, u shpreh ai. /Lajmi.net/