Lucas Digne në Premierligë

Everton dhe Barcelona janë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e reprezentuesit francez, Lucas Digne në Premierligë.

Lajme

28/07/2018 23:05

Duke parë mundësitë e pakta në formacionin e Ernesto Valverdes, mbrojtësi i krahut të majtë është në kërkim të një aventure të re.

‘Goal.com’ konfirmon se Everton dhe Barcelona janë shumë afër marrëveshje për Digne, i cili do t’i kushtojë skuadrës angleze 22 milionë euro.

Mbrojtësi që javën e kaluar mbushi 25 vite, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Romës në Serie A dhe PSG në Ligue 1./Lajmi.net/