Luan Krasniqi zgjedh fituesin e duelit Joshua – Klitschko (FOTO)

Luan Krasniqi ka parashikuar duelin mes Anthony Joshua e Wladimir Klitschko.

Sport

29/04/2017 15:10

Luan Krasniqi beson se Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kanë shanse të barabarta për të fituar në ballafaqimin e tyre në Wembley.

Por, ai parasheh se secili prej tyre ka një fazë të meçit që i përshtatet më shumë.

“Joshua është më i rrezikshëm në raundet e para, aty edhe mund të fitojë”, deklaroi Krasniqi, përcjell “lajmi.net”.

“Por, nëse dueli shkon deri në fund, Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy