Lotët e Suarezit

Luis Suarez nuk ka mundur t’i përmbajë dot lotët, pas barazimit me Crystal Palace, pas së cilit, Livepooli i humbi pothuajse të gjitha gjasat për titull të kampionit në Premierligë.

Sport

06/05/2014 00:27

Luis Suarez e ka përjetuar më së rëndi barazimin 3:3 të Liverpoolit ndaj Crystal Palace, të regjistruar të hënën mbrëma.

Reds ishin në avantazh 3:0, por nuk ia dolën ta ruanin këtë kapital, ndërsa sulmuesi uruguaian, i cili e shënoi golin e tretë për mysafirët, nuk mundi t’i mbante dot lotët pas ndeshjes, pasi sipas të gjitha gjasave, Liverpooli e humbi titullin e kampionit qysh sonte.