Lopetegui: Ky futbollist i Realit është madhështor!

"...ai është një futbollist madhështor, që ndodhet në kulmin e tij".

Sport

14/09/2018 21:07

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, beson që Karim Benzema mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Lopetegui tha që Benz është në formë kulminante, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk jam i surprizuar, ai është një futbollist madhështor, që ndodhet në kulmin e tij, në moshë të mirë dhe në gjëndje fizike”, deklaroi Lopetegui.

“Ne duam që ai të vazhdojë të bëjë atë që është duke bërë, madje edhe më shumë se kaq. Janë futbollistët ata që luajnë dhe kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballemi”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për lopetegui benzema