Lojtari ka vendosur të largohet nga Chelsea

Chelsea do të bëjë një revolucion në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Merkato

13/01/2019 11:46

Chelsea do t’i largojë disa lojtarë, pasi ata kanë kaluar moshën mbi 30 vjeç.

David Luiz do të largohet nga skuadra londineze, për tu rikthyer te Benfica, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian dëshiron të rikthehet te skuadra ku edhe bëri emër, andaj me të përfunduar ky sezon ai do të largohet nga Chelsea.

Kontrata e Luiz skadon në fund të këtij sezoni, kështu ai do të transferohet te Benfica si lojtar i lirë. /Lajmi.net/