Lojtari i Arsenal përfshihet në një aksident të tmerrshëm trafiku

Pas fitores kundër Huddersfield, skuadra e Arsenal ka pranuar një lajm jashtëzakonisht të keq.

Sport

08/12/2018 22:17

Lojtari i skuadrës, Dominic Thompson, është përfshirë në një aksident të tmerrshëm trafiku, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Thompson ishte duke vozitur në periferi të qytetit, në Hertfordshire, kur ndodhi aksidenti.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur dje, rreth orës 19:50 (sipas kohës sonë).

Ky aksident ka përfshirë plot tri skuadra. Policia thuhet të jetë njoftuar nga kalimtarët e rastit.

Nuk dihet nëse Dominic ka pësuar ndonjë lëndim ose jo. Mbetet të shihet në vazhdim. /Lajmi.net/

Këto janë pamjet pas aksidentit: