Loja me letra: metoda kreative për zhvillimin e fëmijës – Lajmi.net
Loja me letra: metoda kreative për zhvillimin e fëmijës
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 11:44, 22 April 2018
Bruno Munari është themeluesi i metodës edukuese Munari që u bë publike që në vitin 1986 dhe është ende e vlefshme edhe sot në ditët tona.

 

Bëhet fjalë për lojra edukuese për të zhvilluar kreativitetin tek fëmijët dhe për të mbajtur të gjallë kuriozitetin.

Një ndër këto lojrat është loja me letrat e ngjitura. Është një lojë shumë e dashur sidomos për fëmijët e moshës 2 deri në 3 vjeç.

Kjo lojë përbëhet nga dy faza: faza e parë është grumbullimi i letrave sipas kategorisë.

Kështu fillon një gjueti për thesar në kërkim të copave të letrave të kuzhinës apo të dhomës së studimit.

Pasi të gjenden copa letre të madhësisë, ngjyrës dhe cilësisë së ndryshme nis faza e dytë. Ngjitja në një tablo apo kornizë nëpërmjet një ngjitëse sipas dëshirës.

Fëmija duhet udhëzuar që të vendosë në mënyrë kreative, përshembull duke formuar ndonjë peisazh, fjalë apo numra.

Gjithashtu, duhet nxitur që të vështrojë dallimin midis cilësisë së letrave që ka gjetur, karakteristikat e tyre dhe ndryshimet.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO