Llullaku zbulon çfarë i ndodhi kundër Pique e Ramos

Azdren Llullaku e ka pranuar se e ka pasur të vështirë të luajë kundër yjeve si Gerard Pique e Sergio Ramos.

Sport

07/10/2017 09:39

Shqipëria u tregua e pafuqishme ndaj Spanjës. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat 3:0 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

Sulmuesi i Shqipërisë, Azdren Llullaku e ka pranuar se e ka pasur të vështirë të luajë kundër yjeve si Gerard Pique e Sergio Ramos.

“Ishte një ndeshje sakrifice për ne dy sulmuesit, sepse na u desh të luftonim me Piquen dhe Ramosin. Por edhe disa të tjerë si Koke… Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne”, tha ai.

“Në pjesën e parë bëmë edhe ndonjë gabim, por në pjesën e dytë luajtëm më me guxim dhe mendoj se dolëm me kokën lart. Kundër Italisë duhet të japim maksimumin”, theksoi Llullaku.