Llapi – Flamurtari dhe Feronikeli – Liria, fituesit caktohen me nga 1 gol

Llapi dhe Liria shënuan fitore ndaj Flamurtarit, përkatësisht Feronikelit në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

14/10/2017 15:56

Llapi shënoi fitore ndaj Flamurtarit me rezultat minimal 1:0 në Superligën e Kosovës në futboll.

Me të njëjtin rezultat, Liria mposhti në udhëtim skuadrën e Feronikelit.

Llapi mori pikë të plota me golin e Mirlind Dakut në pjesën e dytë, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, golin e vetëm në takimin tjetër në fitoren e Lirisë e realizoi Artur Magani. /Lajmi.net/