Liverpool siguron përforcimin e madh nga Serie A (FOTO)

Liverpool ka arritur marrëveshje për një përforcim të madh nga Serie A.

Merkato

20/06/2017 13:31

Mohamed Salah nuk do të jetë futbollist i Romës në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi egjiptian është i gatshëm të transferohet në Liverpool, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Gianluca di Marzio” ka konfirmuar marrëveshjen mes palëve, përcjell “lajmi.net”.

Së shpejti do të publikohen edhe detajet financiare të marrëveshjes për transferimin e Salah në Liverpool. /Lajmi.net/