Liverpool refuzon largimin e lojtarit

Liverpool do të bëjë disa ndryshime në afatin e janarit.

Merkato

12/12/2018 17:27

Liverpool dëshiron t’i bëjë disa transferime në janar, por do të largohen edhe disa lojtarë.

Skuadra angleze ka marr ofertë për huazimin e Divock Orgit, përcjell “lajmi.net”.

Galatasaray ka kërkuar huazimin e sulmuesit belg, mirëpo Liverpool e ka refuzuar ofertën.

Skuadra angleze ka refuzuar huazimin te skuadra turke, pasi ata duan që ai të qëndrojë në Premierligë dhe të marrë më shumë përvojë. /Lajmi.net/