Liverpool – Man City, lajm i keq nga Coutinho (FOTO)

Philippe Coutinho prapë do të mungojë për Liverpoolin.

Sport

08/09/2017 10:00

Philippe Coutinho do të mungojë në ndeshjen e Liverpoolit kundër Manchester Cityt për shkak të një lëndimi edhe pse luajti për Brazilin gjatë pushimit ndërkombëtar.

“The Sun” raporton se ylli brazilian nuk do të jetë në ekipin e “Reds” për ballafaqimin e së shtunës ndaj “Citizens”.

Coutinho paraqiti kërkesë për largim nga Liverpool pas interesimit nga Barcelona për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai raportohet se ka një lëndim në shpinë dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit në duelin kundër Manchester Cityt. /Lajmi.net/