Liverpool bisedon me Valdesin

Liverpool ka negociuar me Victor Valdesin rreth transferimit të tij në Anfield. Ish portieri i Barcelonës mund t’i bashkohet gjigantit të Premierligës edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sport

01/09/2014 10:05

Liverpool ka zhvilluar bisedime me ish portierin e Barcelonës, Victor Valdes rreth transferimit të tij në Anfield në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Reds janë kërkim të një portieri të ri për rival të titullarit Simon Mignolet dhe së fundmi kanë negociuar me Sergio Romeron e Sampdorias dhe Alex McCarthy nga Reading.

Mirëpo, njoftimet e fundit nga tabloidi britanik “The Sun” sugjerojnë se Valdes mund të transferohet në Anfield. Brendan Rodgers e ka kohën në anën e tij pasi Valdes është i lirë, dhe marrëveshja mund të realizohet edhe pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, edhe pse ai do të preferonte që ta angazhonte menjëherë.

32-vjeçari ishte afër Monacos por klubi francez u tërhoq nga interesimi për të me arsyetimin se Valdes nuk është në formë të mirë fizike.