Lista e plotë e Kosovës, me mungesa

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën e plotë me emrat e futbollistëve që planifikoi t’i ftonte për miqësoret kundër Turqisë dhe Senegalit, duke shpjeguar secilën mungesë.

Sport

29/05/2014 13:13

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar një listë me emrat e 38 futbollistëve që kishte planifikuar t’i ftonte për dy ndeshjet e fundit miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit, duke treguar arsyet e mungesës së secilit prej atyre që nuk ishin pjesë e ekipit.

Kosova humbi me rezultat të thellë 6:1 nga Turqia dhe u mposht 3:1 nga Senegali derisa Bunjaki nuk kishte në dispozicion skuadrën e plotë. Andaj, ai ka vendosur të paraqet arsyet e mungesave të secilit prej atyre që nuk u paraqitën.

“Lista e futbollistëve që kam planifikuar t’i ftoj për takimet me Turqinë dhe Senegalin. Nga 38 të planifikuar. Nuk kanë mundur të vijnë për arsyet që janë ndalesa nga klubet për shkak te datave jashtë UEFA dhe FIFA si dhe lëndimit, operimit etj”, shkroi Bunjaki në profilin e tij në rrjetin social Facebook.