Liqeni vdekjeprurës në Rusi

Liqeni Karachay në Rusinë e Jugut, është liqeni më i rrezikshëm në botë.

Fun

30/08/2015 22:56

Nëse qëndroni në këtë vend më pak se një orë, atëherë ju mund të merrni një dozë vdekjeprurëse të rrezatimit. Por ky liqen nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në vitin 1940, Mayak (një fabrikë ruse me armë bërthamore që ishte ndërtuar për krijimin e plutoniumit dhe armëve atomike), ishte fshehur nga qeveria ruse dhe vetëm pas nënshkrimit të një dekreti nga presidenti rus 50 vjet më vonë, liqeni Karachay u shndërrua në një zonë të hapur.

Ky liqen menjëherë u shpall nga shkencëtarët perëndimor si një vend me rrezikshmëri të lartë.

Edhe pse ky liqen ka një pamje sikur e shkëputur nga ndonjë kartolinë, ajo sa është e bukur aq është edhe e rrezikshme.

Kjo sepse ky vend është përdorur për hedhje të mbetjeve radioaktive, dhe ky liqen toksik tashmë ka dëmtuar edhe ajrin e ujin e banorëve që jetojnë përreth.

Që kur ka ndodhur ‘helmimi’ i këtij liqeni, në këtë vend ka pasur rritje për 21 për qind të rasteve me kancer, një rritje prej 25 për qind me probleme me lindje dhe një rritje me 41 për qind me leukemi./klankosova