Lind fëmija i parë në botë me tre prindër

Në Meksikë, ka lindur fëmija i parë në botë me teknikën “tre-prindërore”.

Lifestyle

27/09/2016 21:36

Lindja u raportua përpara kongresit shkencor të Shoqërisë Amerikane të Riprodhimit në Salt Lake, këtë muaj.

Sipas kritikëve, procedura është e barasvlershme me modifikimin gjenetik të 3 njerëzve.

Siç raporton britanikja “The Independent”, mbështetësit nga ana tjetër thonë se lejon femrat me një lloj të veçantë të sëmundjes gjenetike të kenë fëmijë të shëndetshëm.

Fëmija, Abrahim Hassan, tani është 5 muajsh dhe ka lindur më 6 prill. Prindërit e tij janë jordanezë dhe lindja u bë nga një skuadër ekspertësh në SHBA.

Nëna e Abrahim, Ibtisam Shaban, vuan nga sindroma Leigh, një çrregullim që ndikon në sistemin nervor. Edhe pse ajo është e shëndetshme, dy nga fëmijët e saj kanë vdekur si pasojë e sëmundjes së trashëguar.

Ka mënyra të ndryshme të krijimit të ashtuquajturës “fëmija tre-prindëror”. Teknika e përdorur nga dr. John Zhang, përfshin marrjen e bërthamës nga një prej vezëve të zonjës Shaban, që përmban ADN-në e saj, dhe e bashkëngjit në një vezë donator, por ruhet në ADN-në mitokondriale të donatorëve.