Lewandowski nuk e sulmoi tifozin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski ka mohuar të ketë goditur një tifoz i cili bëri një gjest ofendues në drejtim të tij, për arritjen e marrëveshjes për transferim tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich. Tinejxheri paraqiti një ankesë në polici duke thënë se Lewandowski, i cili më herët gjatë këtij muaji zyrtarizoi transferimin në…

Sport

24/01/2014 14:30

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski ka mohuar të ketë goditur një tifoz i cili bëri një gjest ofendues në drejtim të tij, për arritjen e marrëveshjes për transferim tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich.

Tinejxheri paraqiti një ankesë në polici duke thënë se Lewandowski, i cili më herët gjatë këtij muaji zyrtarizoi transferimin në Bayern për edicionin e ri, e goditi në kokë të enjten.

“Dua të sqaroj se asnjëherë nuk kam përdorur forcën kundër njerëzve që më kanë ofenduar në jetën time private”, deklaroi reprezentuesi polak nëpërmjet një komunikate të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Lewandowski, i cili me kalimin e tij në Bayern ka hidhëruar tifozët e Dortmundit, pasi Mario Gotze bëri të njëjtën gjë në verën e vitit të kaluar, thuhet se ndali veturën e tij për t’u ballafaquar me 17-vjeçarin.

“Nuk e kam ndërmend t’u jap leksione tinejxherëve se si duhet të sillen, por nuk do të lejoj që familja ime dhe unë të ofendohemi”, shtoi ai.