Lewa: Dortmundi i rrezikshëm edhe pa mua

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka insistuar se ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund është shumë e rrezikshme edhe pa shërbimet e tij.

Sport

06/08/2014 12:04

Lewandowski ishte njëri ndër lojtarët kryesor për skuadrën e Jurgen Klopp gjatë viteve të fundit, mirëpo ai vendosi për një sfidë më të re, duke u transferuar se rivali direkt, Bayern Munich.

“Dortmundi është çdo herë i rrezikshëm. Ata shumë shpesh kanë treguar se mund të rikuperojnë lojtarët, siç kanë bërë me Sahin, Kagaëa dhe Gotze”.

“Të thuash se ata janë të rrezikshëm para filimit të sezonit, do të jetë një gjë shumë e keqe. Ata janë rival shumë serioz për neve. Neve na duhet rivaliteti, pasi është pjesë e garës. Rivaliteti bën që të bëhesh ende më i fortë”, ishin fjalët e polakut për gazetën gjermane, Sport Bild.