Letra prekëse e vogëlushes për babanë e saj në Parajsë që preku botën (Foto)

Një komunitet i tërë është në kërkim të një vogëlusheje, që shkroi një letër prekëse, jo për Babagjyshin e Vitit të Ri, por për babanë e saj në parajsë.

Lifestyle

21/12/2016 20:45

Kjo letër e shkruar me dorë u gjet në një qytezë në Skoci dhe të gjithë banorët dëshirojnë t’i vijnë vogëlushes së panjohur që ka vuajtur aq shumë.

Ja çfarë shkruhej në letër: Ç’kemi Babi, po të shkruaj vetëm për të të thënë që më mungon dhe për të treguar disa gjëra! Ti e di që prej një jave unë jam në një qendër kujdesi, sepse mami është sëmurë dhe veshi im është bllokuar. Nesër do të dalim të dyja. Më mungon shumë ti dhe shkolla. Unë e di që je në qiell, por a je mirë?